LAJME / E Diel 12 Nëntor 2023, 12:12

Braktisi foshnjen në garazhin e pallatit, arrest shtëpie për 30-vjeçaren

Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në Yzberisht.

Bëhet e ditur se avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Ndërkohë kujtojmë se bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit (Lexo më shumë). Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik, për shkak se ishte e pamartuar (Lexo më shumë)./tvklan.al