
Sipas informacioneve të publikuara, shkak i vdekjes raportohet të ketë qenë meningjiti fulminant dhe një infeksion i rëndë në gjak.
E lindur në Las Vegas në vitin 1990, Chase e nisi karrierën e saj shumë e re në botën e artit, fillimisht si aktore zëri. Ajo u bë e njohur globalisht duke i dhënë zërin personazhit Chihiro në filmin e animuar japonez “Spirited Away”.
Në vitin 2002, ajo fitoi famë të madhe me rolin e Samara Morgan në filmin horror “The Ring”, me regji të Gore Verbinski, rol që i solli edhe çmimin “Villain of the Year” në MTV Movie Awards 2003.
Më herët, ajo kishte kontribuar edhe në projekte të tjera të njohura të animacionit, përfshirë filmin e Disney-t “Lilo & Stitch”, ku kishte dhënë zërin e personazhit Lilo.
Sipas TMZ, aktorja kishte qenë e shtruar në spital në Los Angeles që nga fillimi i qershorit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, e cila më pas u përkeqësua deri në ndërlikime fatale. Partneri i saj ka njoftuar gjithashtu nisjen e një fushate për mbledhje fondesh në kujtim të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
