LAJME / E Hënë 3 Qershor 2024, 23:11

“Boll, tani s’ta lejoj”/ Plas debat i ashpër mes Spiropalit dhe Lelës: Kam lënë fëmijët në shtëpi për...

"Po i kapërdij fjalët që i kam në maj të gjuhës, por ndonjëra do më shpëtojë"

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u përplas në një studio televizive me gazetarin Alfred Lela, në lidhje me intestigimin e RAI3.

Lela: Mediat në vendin fqinj janë institucione dhe veprojnë si të tilla. Unë jam në kontakt me kolegë që e kanë kontaktuar gazetarin e Rai3 dhe ata bëjnë një punë për t’u duartrokitur që merr kohë, fakte dhe të lejon ty të mbash qëndrimin tënd. Aty kishte vetëm fakte, nuk ishte emisioni i pushkës për të vrarë kundërshtarin, Edin dhe për të shpëtuar Saliun, ishte një punë gazetareske e shkëlqyer.

Spiropali: Nuk mund të mos qesh me faktin që flasin për drejtësi dhe mbajnë në bluze foton e Sali Berishës që është i akuzuar për korrupsion.

Lela: Mos e zhvendos bisedën, të lutem, jemi duke folur për reportazhin e RAI3 për akuzat, nuk ka aty akuza për Sali Berishën

Spiropali: Po flas me të zonjën e shtëpisë dhe me publikun

Lela: Nuk e ha publiku këtë moj zonjë. oBoll të lutem se nuk shkon. Nuk ka vënd ku të rrijë

Spiropali: Është e paimagjinueshme që mbahen në këmbë si parti politike me bluzën e Berishës

Lela: Është për Elisa Spiropalin, për Edi Ramën dhe qeverisjen e PS, jo për arkeologjinë e PD.

Spiropali: Doja të vija në pah abssurditetin e kësaj çësthjeej

Lela: Nuk kam për të të lënë të flasës. Nuk kemi ardhur për Berishën,

Spiropali: Nuk kam ardhur për ty

Lela: Lëre Saliun, le të flasim për madhështine e reportazhit

Spiropali: Ju jeni në mjerim, do ishte absurditet të lë fëmijët e mi në shtëpi që të komunikoj me ty

Lela: Unë e kuptoj taktikën e tyre, kanë 11 vjet që këtë thonë, Saliun e keni izoluar

Spiropali: Unë e di që sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke marrë një frymëzim të ri

Lela: Po i kapërdij fjalët që i kam në maj të gjuhës, por ndonjëra do më shpëtojë

Lela: Unë jam ai që druhet në fakt…