LAJME / E Shtunë 14 Qershor 2025, 14:02

Benz-i përplaset me furgonin me 7 pasagjerë, thyen barrierat dhe përfshihet nga zjarri në kanalin kullues! Shpëtojnë nga flakët 4 personat në automjet, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje në afërsi të “pushimit të shoferit”.

Një automjet tip Benz i ka rënë nga pas një furgoni me 7 pasagjerë që udhëtonte drejt Rinasit.

Shpejtësia e madhe ka bërë që Benzi-i të thyejë barrierat dhe të përfundojë në kanalin kullues përgjatë autostradës, ku më pas është përfshirë nga zjarri.

4 personat që ndodheshin në Benz kanë arritur të shpëtojnë nga flakët duke dalë nga automjeti.

Ndërkohë furgoni ku udhëtonin 7 pasagjerët ka përfunduar qindra metra larg.

Dy prej udhëtarëve raportohet se janë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE