LAJME / E Shtunë 7 Shkurt 2026, 07:07

Behuni Gati! Sot pas mesdite nis…, vjen parashikimi i forte, ja se ç’pritet

Për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, por lajmi i mire eshte se ne mesdite do te shenohet rritje te temperaturave dhe ne kryeqytet nje mot relativisht i ngrohte.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-3 ballë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE