LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 22:10

Bastisje në shtëpinë e 17-vjeçarit në Pejë – Nuk do ta besoni se cka u gjet aty!

Një 17-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Pejë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E.Sh. 17-vjeçar.

Sipas informacioneve, kontrolli është kryer në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, në një banesë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku jeton i mituri.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “EKOL”, së bashku me një karikator të zbrazët, të cilat janë marrë si prova materiale.

I mituri është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE