LAJME / E Martë 8 Gusht 2023, 17:05

Balluku: Puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu ka nisur

Zv/kryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot-Kashar.

Por sipas Ballukut, lajmi i mirë është se tashmë ka nisur puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu. Ministrja rendit disa prej rrugëve për të cilat ka nisur puna dhe të tjera të cilat pritet të nisin shumë shpejt.

“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonënMilot – Kashar. Lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu. Thumanë-Kashar, punohet me ritme të shpejta, mbi 40% e volumeve.

Milot-Thumanë; Kashar-Lekaj; Lekaj-Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna; Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë. Murriqan-Lezhë është segmenti që na lidh me Malin e Zi.

Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”, shkruan Balluku në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al