LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 23:11

Bajrami për Vjosa Osmanin: Kishim të drejtë për Kurtin që në 2021, këtë e kuptoi në 2026

Bajrami për Vjosa Osmanin: Kishim të drejtë për Kurtin që në 2021, këtë e kuptoi në 2026

E pyetur për rikthimin e Vjosa Osmani në LDK, kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21  tha se partia e saj ka mbajtur të njëjtin qëndrim politik ndaj qeverisjes së Albin Kurti, ndërsa sipas saj, të tjerët kanë ndryshuar dhe reflektuar me kalimin e kohës.

Bajrami tutje deklaroi se zhvillimet politike të viteve të fundit kanë dëshmuar se vlerësimet e LDK-së për qeverisjen e Kurtit kanë qenë të sakta.

“Ne kemi mbetur të njëjtit. Të tjerët që na janë bashkuar kanë ndryshuar dhe kanë reflektuar. Kjo është mirë dhe besoj që shumë njerëz do ta shohin këtë ndryshim si pozitiv. Ne kemi pasur të drejtë që në vitin 2021 karshi Kurtit, ndërsa të tjerët e kanë marrë vesh shumë më vonë, në vitin 2026”, deklaroi Bajrami.

Ajo nuk komentoi drejtpërdrejt mundësinë e rikthimit të Osmanit në LDK, por la të kuptohet se zhvillimet politike të viteve të fundit kanë ndikuar në ndryshimin e perceptimeve dhe qëndrimeve ndaj qeverisjes aktuale.

Bajrami akuzon Kurtin për kapje të institucioneve

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV2 ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për kapje të institucioneve të pavarura.

Bajrami tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me propozim të Kurtit, kanë votuar persona me aktakuza të konfirmuara, duke e cilësuar këtë si dëshmi të standardeve të dyfishta në qeverisje.

“Deputetët e VV-së, me propozim të Kurtit, kanë votuar njerëz me aktakuza të konfirmuara. Një nga kushtet tona do të jetë anulimi i kontratave njëburimore dhe çkapja e institucioneve të pavarura”, deklaroi Bajrami.

Bajrami theksoi se forcimi i pavarësisë institucionale dhe eliminimi i praktikave që favorizojnë ndikimin politik në vendimmarrje duhet të jenë prioritete të qeverisë së ardhshme.

“LVV duhet të shkojë në shtëpi”, Bajrami: Nuk do të doja që Albin Kurti të jetë sërish kryeministër

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se nuk do të dëshironte që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke argumentuar se qeverisja e deritanishme nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

Bajrami tha se përbërja e qeverisë së ardhshme do të varet nga vullneti i qytetarëve dhe rezultati zgjedhor, por nuk e fshehu qëndrimin e saj politik.

“Unë konsideroj se kjo varet edhe prej rezultatit zgjedhor. Me dëshirë, asnjëherë nuk do të doja që Albin Kurti të jetë kryeministër dhe që Lëvizja Vetëvendosje të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Për shkak të dështimeve që kemi parë gjatë këtyre viteve, mendoj se është koha që të shkojnë në opozitë dhe të reflektojnë”, deklaroi Bajrami.

Ajo shtoi se Kosovës i nevojitet një qeveri që fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik, projektet kapitale dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Vendit i duhet një qeveri që punon më mirë, që sjell rezultate konkrete dhe që u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve”, tha Bajrami.

”Votoni për program, jo për poezi e fraza fushate”, Bajrami me kërkesë për qytetarët

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se pret që rezultati i zgjedhjeve të reflektojë vullnetin e qytetarëve dhe të krijojë kushte për ndërtimin e institucioneve përmes bashkëpunimit politik.

Në “Click” të RTV21, Bajrami tha se LDK-ja hyn në garë me synimin për fitore, por theksoi se vendimin përfundimtar e japin qytetarët.

“Jemi shumë afër ditës së zgjedhjeve dhe pres që rezultatin ta shohim atë ditë. Ne në garë hyjmë për të fituar, por qytetari vendos. Uroj që të kemi një rezultat që nuk i jep ekskluzivitet asnjë partie politike dhe që institucionet të ndërtohen jo nga një parti e vetme”, deklaroi Bajrami.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që votën ta bazojnë në programet politike dhe ofertat konkrete për qeverisje.

“Qytetarët duhet të votojnë për programin më të mirë dhe për zgjidhjet konkrete, e jo për poezi dhe fraza që thuhen në tubime elektorale”, tha Bajrami.

Bajrami: Do të ishte naiv secili që beson se Kurti mund të ndërtojë hekurudha

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21  ka shprehur dyshime për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore nga Qeveria në detyrë, duke argumentuar se ekzekutivi nuk ka dëshmuar kapacitete për përfundimin e projekteve të rëndësishme gjatë mandatit të tij.

 Bajrami tha se do të ishte e gabuar të besohej se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mund të realizojë projekte të mëdha si hekurudhat, kur sipas saj nuk ka përfunduar as projekte më të vogla infrastrukturore.

“Do të ishte naive që dikush të besonte se Qeveria Kurti mund të ndërtojë hekurudha, pasi që kjo qeveri nuk ka përfunduar asnjë projekt madhor infrastrukturor dhe asnjë rrugë magjistrale gjatë mandatit të saj”, deklaroi Bajrami.

Ajo shtoi se rezultatet e deritanishme të Qeverisë nuk përputhen me premtimet e bëra për investime infrastrukturore.

“Qeveria e tij mburret me Urën e Badocit, ndërsa projektet e mëdha infrastrukturore vazhdojnë të mbeten të papërfunduara”, tha Bajrami.

Bajrami: Me 100 euro në 2021 blinim sa sot me 136 euro

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se rritja e çmimeve ka rënduar ndjeshëm jetën e qytetarëve, duke theksuar se fuqia blerëse e familjeve kosovare është ulur dukshëm në vitet e fundit.

Në emisionin “Click” në RTV21, Bajrami tha se produktet dhe shërbimet që qytetarët i blinin me 100 euro në vitin 2021, sot kushtojnë dukshëm më shumë.

“Çmimet janë rritur shumë. Ajo që kemi blerë në vitin 2021 me 100 euro, sot mesatarisht na duhen 136 euro e 20 cent për ta blerë. Kjo është mesatare, sepse shporta e konsumit është shtrenjtuar edhe më shumë. Kemi vizituar ndërmarrje të ndryshme dhe kemi parë nga afër vështirësitë me të cilat përballen qytetarët”, tha Bajrami.

Ajo vlerësoi se rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës po ndikon drejtpërdrejt në standardin e qytetarëve dhe në mirëqenien e familjeve në Kosovë.

”Zgjidhje afatshkurtër”, Bajrami: Të rinjtë po ikin, ekonomia po dobësohet

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se gara zgjedhore nuk është e barabartë për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në vend, duke vlerësuar se masat financiare të ndërmarra në prag të zgjedhjeve po synojnë të ndikojnë tek votuesit pa adresuar problemet afatgjata.

Në emisionin “Click” në RTV21, Bajrami tha se ekonomia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ndërsa një numër i madh i të rinjve po largohen nga vendi.

“Gara nuk është e barabartë për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Gjendja ka shkuar duke u përkeqësuar, të rinjtë po ikin nga Kosova, ndërsa konsumi në Kosovë financohet kryesisht nga remitencat. Ka familje që janë në gjendje të rënduar ekonomike dhe normalisht kur ndërhyn një javë para zgjedhjeve mesatarisht me  nga 400 euro për secilën familje, kjo mund të duket si zgjidhje afatshkurtër. Por këto mjete zgjidhin vetëm probleme të përkohshme, ndërsa problemet afatgjata mbeten dhe qytetarët do të përballen sërish me to”, tha ajo.

Bajrami kritikoi gjithashtu Qeverinë për, sipas saj, neglizhencën në realizimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin e buxhetit publik.

“Sot, pas gjashtë vitesh qeverisje, shumë projekte ende nuk kanë përfunduar. Kemi neglizhencë ndaj projekteve kapitale dhe abuzim me buxhetin. Në kohën e qeverisë Mustafa, kur ministër ishte Avdullah Hoti, ne kemi ndryshuar këtë qasje dhe kemi pasur investime më efikase”, deklaroi Bajrami.

Ajo vlerësoi se Kosova ka nevojë për politika zhvillimore që krijojnë stabilitet ekonomik afatgjatë, e jo masa që, sipas saj, synojnë vetëm efekt elektoral në periudha zgjedhore.

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për keqpërdorim të parasë publike në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar shpërndarjen e fundit të fondeve si përpjekje për përfitim elektoral.

Në emisionin “Click” në RTV21, Bajrami tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për mënyrën se si, sipas saj, po menaxhohen taksat dhe fondet publike.

“Besoj që secili qytetar i Kosovës e di abuzimin që po bëhet me taksat. Kam kërkuar debat dhe përballje. Kryeministri në detyrë thoshte se është dashur të bëhet një pako për shkak të inflacionit, duke u arsyetuar se nuk e ka bërë sepse opozita nuk e ka lejuar. Tash po e bën pa aprovimin e Kuvendit dhe pa aprovimin e askujt”, deklaroi Bajrami.

Ajo shtoi se shpërndarja e mjeteve financiare në këtë periudhë nuk është rastësi, por pjesë e një praktike të përsëritur politike.

“Shpërndarja e parave është bërë për përfitim të votave dhe nuk është hera e parë. Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti ka refuzuar të heqë një pjesë të akcizës dhe të ulë normën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për karburantet, ndërsa një javë para votimit po ndan para për kompanitë e aviacionit”, tha Bajrami.

Sipas saj, veprimet e fundit të Qeverisë po dëshmojnë se fondet publike po përdoren në funksion të interesave zgjedhore, e jo për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.

Bajrami: Qytetarët do ta ndëshkojnë LVV-në më 7 qershor, refuzon përballjen për programet

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, sipas saj, mungesën e debatit publik mbi programet zgjedhore dhe mosrealizimin e premtimeve gjatë qeverisjes.

Bajrami tha se LDK-ja ka një program të përshtatur për nevojat aktuale të qytetarëve dhe se partia e saj është e gatshme të përballet me kundërshtarët politikë në debate televizive.

“Gara është betejë premtimesh. LDK-ja ka një program që nuk na është dhënë rasti ta implementojmë më herët. E kemi marrë dhe e kemi përshtatur për nevojat aktuale. Partia që po qeveris po refuzon të përballet në studio televizive dhe të ketë një përballje programesh”, deklaroi ajo.

Sipas Bajramit, qytetarët do të japin verdiktin e tyre në zgjedhje, duke vlerësuar punën e qeverisë gjatë viteve të fundit.

“Qytetarët e Kosovës më 7 qershor do ta ndëshkojnë këtë mospunë të këtyre gjashtë viteve. LVV-së iu dha besimi i qytetarëve, ndërsa ata e kthyen mbrapa këtë besim. Qytetari do ta zgjedhë listën më të mirë dhe programin më të mirë dhe do t’i ndëshkojë ata”, tha Bajrami, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE