
Një aksident i rëndë ka tronditur provincën Vorarlberg të Austrisë, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare humbën jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys në një terren të pjerrët. Vajza tjetër e familjes, vetëm 4 vjeçe, i mbijetoi për mrekulli tragjedisë.
Sipas autoriteteve, babai po drejtonte një traktor me rimorkio, ku ndodheshin edhe dy vajzat e tij. Dyshohet se mjeti rrëshqiti në një shpat me bar dhe u përmbys në një zonë të vështirë për t’u arritur.
Meqenëse aksidenti ndodhi në një vend të izoluar, askush nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur. E shqetësuar që bashkëshorti dhe vajzat nuk po ktheheshin në shtëpi, nëna vendosi të nisej vetë në kërkim të tyre.
Kur mbërriti në vendngjarje, ajo u përball me një skenë rrëqethëse dhe njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.
Mjekët, pas mbërritjes, vetëm sa konstatuan vdekjen e babait dhe vajzës 6-vjeçare. Ndërkohë, vajza 4-vjeçare kishte pësuar lëndime dhe, pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, u transportua me helikopter mjekësor në spitalin rajonal të Feldkirch.
Ngjarja ka prekur rëndë edhe ekipet e shpëtimit. Zjarrfikësit vullnetarë të zonës e njihnin personalisht familjen e viktimave dhe, për shkak të tronditjes emocionale, nxjerrja e trupave u krye nga një njësi zjarrfikëse e një komune fqinje.
“Ka ndërhyrje që na lënë pa fjalë”, shkruan zjarrfikësit në një mesazh prekës të publikuar në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
