LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 13:01

“Ata nuk i artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në dyshim revoltën kundër Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste,  Blendi Klosi  , deklaron se protestat e fundit nuk kanë arritur të artikulojnë qartë kërkesat dhe alternativën që ato propozojnë.

I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Klosi tha se protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë dhe të klasës aktuale politike, por sipas tij, mbetet e paqartë se cila forcë apo vizion duhet ta zëvendësojë atë.

"  Protesta nuk arrin të artikulojë atë që kërkon. Thuhet se qeveria duhet të rrëzohet, klasa politike duhet të largohet dhe një klasë e re politike duhet të vijë. Mund të jetë një ide e mirë dhe madje edhe vetë klasa politike e pranon se ka nevojë për ripërtëritje dhe rigjenerim. Por duhet të ketë një arsye të qartë pse njerëzit duhet të besojnë se kjo klasë politike duhet të largohet dhe të zëvendësohet nga një klasë e re, e cila sot nuk është politike, por synon të bëhet e tillë  ", deklaroi Klosi.

Sipas tij, debati publik duhet të përqendrohet jo vetëm në largimin e klasës aktuale politike, por edhe në alternativën e propozuar për ta zëvendësuar atë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE