
Tre fëmijë me skuter sfidojnë semaforin e kuq në Fushë Kosovë, manovra e rrezikshme alarmon qytetarët
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në komunikacion, pasi shfaq tre fëmijë duke lëvizur me një skuter dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugët e Fushë Kosovës.
Në pamjet që po qarkullojnë, fëmijët shihen duke vazhduar lëvizjen edhe pse semafori është me dritë të kuqe, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe mbikëqyrjes, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të parandaluar raste të tilla.
Ekspertët e sigurisë rrugore vazhdimisht bëjnë thirrje që të miturit të mos drejtojnë mjete motorike pa plotësuar kushtet ligjore, pasi veprime të tilla mund të kenë pasoja tragjike.
Deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast apo nëse janë identifikuar personat që shihen në video do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
