LAJME / E Martë 10 Tetor 2023, 19:07

Arrestohet shqiptari që mbante pistoletën në brez në mes të Athinës

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, teksa u kap duke lëvizur rrugëve të Athinës me armë nën sqetull.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ra në pranga e policisë, gjatë një aksioni në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ndodhi në një rrugë në ‘Palaio Faliro’, teksa shqiptari ishte duke ecur në mënyrë ‘të dyshimtë’.

Pas kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistolete, TT, gjysëm automatike e kalibrit 7.62 mm.

Armën e mbante nën sqetull dhe krëhërin e kishte të mbushur me fishekë.