LAJME / E Diel 5 Nëntor 2023, 18:06

Arrestohet pas 15 orësh turku që mbajti peng vajzën e tij në aeroportin e Hamburgut

Një burrë turk, i cili ka mbajtur vajzën e tij 4-vjeç peng mbi 15 orë në makinë në aeroportin e Hamburgut, është vënë në pranga nga autoritetet.

Për orë të tëra, policia ka negociuar me 35-vjeçarin përmes psikologëve dhe specialistëve, ndërkohë që aeroporti ka qëndruar i mbyllur për ngritjet dhe ujët e avionëve, derisa u bë e mundur arrestimi i tij.

Sipas mediave gjermane, 35-vjeçari është me origjinë turke, nga Saksonia e Ulët, dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e fëmijës për kujdestarinë dhe pasditen e së shtunës ka rrëmbyer vogëlushen. “Bild” raportoi se burri donte të udhëtonte me të në Turqi me avion. Mamaja kishte lajmëruar më herët policinë duke raportuar rrëmbimin e fëmijës. Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u pezullua menjëherë, ndërsa terminalet u mbyllën dhe dhjetëra fluturime u anuluan.

Mbrëmjen e djeshme 35-vjeçari turk hyri me makinë rreth orës 20:00 në pistën e aeroportit, gjuajti me armë në ajër dhe ka hedhur dy shishe flakëruese, që dukeshin si koktej molotov.