
**Arrestohet 72-vjeçari i dyshuar për kërcënim ndaj kryeministrit Albin Kurti**
Personi i dyshuar se kishte kërcënuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjetit social Facebook, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Kadri Xhemailin, 72 vjeç, i cili u ndalua të dielën në pikën kufitare Stançiq, në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
Sipas të dhënave të autoriteteve, ai kërkohej në kuadër të hetimeve për veprën penale **”Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”**, pasi dyshohet se më 30 tetor 2025 kishte publikuar në Facebook përmbajtje me karakter kërcënues ndaj kryeministrit Kurti.
Arrestimi u realizua gjatë kontrollit kufitar, ku nga verifikimet policore rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
**Shënim:** Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
