LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 12:12

Arrestohet 53-vjeçari në Fier! U kap "mat" teksa shiste heroinë, policia i gjen në shtëpi edhe...

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në Fier, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 53-vjeçari u kap në flagrancë teksa i shiste heroinë një 37-vjeçari. Ky i fundit është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 53-vjeçarit policia gjeti heroinë të ndarë në doza për shitje, kanabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete si dhe para. Policia gjithashtu ka sekuestruar makinën që përdorte 53-vjeçari.

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Moment”, në kuadër të përpjekjeve për të goditur veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Operacioni u realizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i një hetimi të thelluar me metoda proaktive.

Në lagjen “Liri Gero”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 53-vjeçarin A. M., banues në Fier, teksa i shiste doza heroine shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos. Ky i fundit po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e të dyshuarit, Policia sekuestroi:

-një sasi heroine të ndarë në doza gati për shitje,

-një sasi kanabisi në trajtë çokollate,

-një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal,

-automjetin e përdorur për shpërndarje.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE