LAJME / E Enjte 16 Korrik 2026, 20:08

Arrestohen në flagrancë dy efektivë në Tiranë, ja për çfarë

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

D. B., 25 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë;

E. K., 23 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi nisi pas publikimit më 16 korrik 2026 të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale. Pamjet u analizuan dhe u verifikuan nga strukturat hetimore, duke çuar në arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE