LAJME / E Diel 18 Maj 2025, 15:03

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.