LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 16:04

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e vilës së Belinda Ballukut në Dhërmi që e mori si ryshfet, ja të gjitha provat…

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e vilës së Belinda Ballukut në Dhërmi që e mori si ryshfet, ja të gjitha provat që i bëjnë “gropën” ish-ministresGjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, për të cilën SPAK deklaroi se është pronë e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Disa javë më parë Prokuroria njoftoi se kishte zbuluar gjatë hetimeve me metoda speciale, dokumente dhe dëshmi, se vila ishte një pasuri e zyrtares së lartë socialiste, por e regjistruar në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Ky i fundit kishte bërë ankimimin pasi prona figuron në emër të tij, por Apeli e ka rrëzuar. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T:

“Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”, thuhet në vendim.

Detajet nga dosja e SPAK që “groposin” Ballukun

Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë dyshim se Vila në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt Ballukut. Janë një sërë hetimesh dhe provash të grumbulluara, të pasqyruara në dosjen e SPAK, të cilat duket se nuk lënë shumë hapësirë për interpretim. Kontrolli në vilë ka zbuluar objekte që i përkasin familjarëve të saj, madje dhe llogaria në “Netflix” në televizorin e banesës, është hapur nga emaili i saj.

Komunikimet e zbuluara në celularët dhe postën elektronike të vartësve të Ballukut e identifikojnë vilën si “të Belës” apo “shefes”. Të dhënat e telefonisë celulare, sipas SPAK, por edhe një llogari e Netflix në emër të Ballukut, tregojnë se prona përdorej rregullisht nga ish-zv/kryeministrja dhe familjarët e saj. Viola Haxhiademi, drejtoreshë e Departamentit Administrativ në Albcontrol, një emër që e ka shoqëruar Ballukun dhe kur ajo u bë pjesë e qeverisë, e dëshmon qartë në një komunikim me motrën e saj Dorela, se vila e Belës do të jetë ngjitur me atë të familjes së saj. Zemer, Po të dërgoj fotot e Belës që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit për te parë për cilën bëhet fjalë. Bela ka f5 ndërsa ne kemi f6. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do bëhet pishina.

Më pëlqen shumë. Puuuu?????”, i shkruan ajo. Kontrata e qirasë që Tare ka lidhur me një vartëse të Ballukut, Joana Bushi, i përket vitit 2022 e në vijim, ndërkohë që SPAK thotë se Balluku e ka përdorur vilën që në vitin 2019, kur sapo kishin përfunduar punimet. Vetë Balluku kishte hapur atë vit, një grup në WhatsApp, të titulluar “Dhërmi” ku ishin përfshirë vartës të saj që kishin vila në këtë kompleks. SPAK, thotë se përveç akuzës për “Shkelje të barazisë në tendera” Balluku tani dyshohet dhe për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Dyshimet bazohen në një procedurë prokurorimi të Albcontrol në vitin 2014 kur Balluku drejtonte këtë institucion. Rikonstruksioni i godinës së Albcontrol, rezulton sipas akteve të Prokurorisë së Posaçme, të jetë realizuar përmes një gare tërësisht fiktive, ku çdo hallkë e procesit është koordinuar, madje paraprirë nga kompania “Eurocol”, e sipërmarrësit Pandeli Carapuli, e cila do të shpallej më pas, zyrtarisht, si fituese, për kryerjen e punimeve me një fond total prej gati 102 milionë lekë, pa TVSH. Falë kësaj gare, sipas SPAK, Balluku do të merrte si shpërblim, një vilë në kompleksin turistik “White rocks” ndërtuar nga e njëjta kompani. Por për të fshehur gjurmët, vila u regjistrua në emër të Igli Tares, i cili rezulton të ketë kryer vetëm gjysmën e pagesës së çmimit të deklaruar prej 145 mijë eurosh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE