LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 20:08

Albin Kurti jep lajmin: Urime të gjithëve!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga dita e sotme ka hyrë në fuqi paga minimale prej 500 euro bruto, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e pozitës ekonomike të punëtorëve në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se nga rritja e re e pagës minimale pritet të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, ndërsa theksoi se gjatë mandatit të qeverisë së tij paga minimale është rritur në disa etapa.

Sipas tij, paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë.

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. Viti 2011 ishte hera e fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë mbeti 130, përkatësisht 170 euro, varësisht nga mosha e punëtorit. Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 euro, më pas në 425 euro, e sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se, sipas tij, për më shumë se dhjetë vjet para ardhjes së qeverisë së tij, paga minimale kishte mbetur në të njëjtin nivel, ndërsa tani është trefishuar.

“Për më shumë se një dekadë para qeverisjes sonë paga minimale ishte e ulët dhe e pandryshueshme. Ndërkaq, për më pak se gjysmë dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Kurti foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se rritja ekonomike duhet të shoqërohet me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë. Urime të gjithëve!”, përfundoi ai.

Rritja e pagës minimale në 500 euro bruto ka hyrë në fuqi nga sot dhe përbën fazën e fundit të vendimit të Qeverisë për rritjen graduale të pagës minimale. Autoritetet kanë bërë të ditur se zbatimi i këtij vendimi do të monitorohet nga institucionet përgjegjëse për të siguruar respektimin e tij nga punëdhënësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE