
Alarm – Bëhuni gati: Vjen stuhi e fuqishme me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë. Ja kur pritet
Pas disa ditësh me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë, Maqedonia e Veriut nesër do të përfshihet nga një valë e paqëndrueshme atmosferike që pritet të sjellë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe, në disa zona, edhe breshër.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm. Në disa rajone, proceset atmosferike do të intensifikohen duke u shndërruar në stuhi afatshkurtra me reshje intensive, shkarkesa elektrike dhe erë që në vende të caktuara do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë. Ekziston gjithashtu mundësia për paraqitje të izoluar të breshrit.
Mot i paqëndrueshëm pritet edhe në rajonin e Shkupit. Kryeqyteti do të ketë mot kryesisht të vranët me reshje shiu, ndërsa në disa pjesë të luginës priten reshje më intensive, bubullima, erë e fuqishme dhe mundësi për breshër.
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në ambiente të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve në kohën kur pritet moti i lig.
Sipas parashikimeve, kjo valë e paqëndrueshme do të zgjasë vetëm për një periudhë të shkurtër. Nga ditët në vijim pritet stabilizim i motit nën ndikimin e një fushe me presion të lartë atmosferik, me kthim të motit me diell dhe rritje të temperaturave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
