LAJME / E Mërkurë 11 Qershor 2025, 15:03

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për dosjen penale ndaj disa personave që kanë shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare në disa xhami në Kryeqytet.

I përfshirë në këtë dosje, është edhe hoxha Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, dhe çështja ndaj tij do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur.

Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

Vetë Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE