LAJME / E Enjte 12 Qershor 2025, 19:07

Aksidenti tragjik/ Nxirren 204 trupat e pajetë nga ngjarja fatale në Indi, kompania ajrore pranon …

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen që ndjejmë në këtë moment,” thuhet në një deklaratë të publikuar në X.

Grupi Tata, i cili zotëron kompaninë Air India, ka njoftuar se do t’u japë 1 crore rupish – që është ekuivalenti i rreth 86,000 paundëve – familjeve të secilës viktimë që humbi jetën në aksident.

Po ashtu, do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit dhe do të ofrojë mbështetje për rindërtimin e konviktit mjekësor që u godit. Ndërkohë shefi i policisë në Ahmedabad, GS Malik, thotë se 41 persona janë plagosur dhe po trajtohen.

Ai i ka thënë BBC-së se 204 trupa janë nxjerrë nga vendi i aksidentit. Nuk dihet ende nëse të gjithë 204 personat ndodheshin në avion apo në tokë në momentin e përplasjes  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE