LAJME / E Mërkurë 3 Prill 2024, 01:01

Aksidenti tragjik në Tepelenë , shkon në 5 numri i viktimave. Ndërron jetë pas gjendjes së komës edhe një prej të plagosurve

Një prej dy të plagosurve rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në 17 mars në Tepelenë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Jani Meta, 61 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e rënda. Pasi përfundoi në gjendje kome në spitalin e Traumës ku po merrte trajtimin mjekësor, 61 vjeçari humbi jetën.

Kujtojmë se mbrëmjen e 17 marsit, katër persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të rëndë ku u përfshinë tre automjete.

Nga ky aksident ndërruan jetë, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.