LAJME / E Martë 15 Prill 2025, 18:06

Aksidenti me 1 viktimë te mbikalimi i Babrroit, arrestohet shoferi që përplasi gratë

Pas aksidentit tragjik të së hënës në mbikalimin e Babrroit në Tiranë, është arrestuar këtë të martë shoferi 35-vjeçar i cili përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen.

Sipas policisë, është arrestuar drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Elbasani, me inicialet R.Q.

Shtetaset L. M., 72 vjeçe, dhe H. M., 66 vjeçe, po kalonin trafikndarësen kur u përplasën nga automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes, 72-vjeçarja humbi jetën, ndërsa 66-vjeçarja ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

“Është arrestuar shtetasi R. Q., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në degëzimin e rrugës së Babrroit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetaset L. M., 72 vjeçe dhe H. M., 66 vjeçe, të cilat po kalonin trafikndarësen. Nga përplasja ka humbur jetën 72-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.