Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili disa ditë më parë, teksa po ecte në trotuar, e përplasi një mjet, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Kujtojmë se një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.
Nga verifikimet, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.