
Afro 4 orë nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Tiranë, është publikuar video e momentit kur betonierja duket qartazi duke marrë përpara me shpejtësi skëterrë mjetin tip “Audi”, e pastaj përfundon në nënkalim.
Në pamjet e siguruara nga A2CNN, vërehet momenti kur betonierja për shkak se po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, devijon nga rruga e përplaset me “Audin”. Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti i tonazhit të rëndë pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse e përfundon në nënkalim, ku përplasi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.
Siç raportuam dhe pak më parë, nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Ndërsa mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital. Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të nodhur pasditen e kësaj të mërkure në pranë TEG-ut në kryeqytet. Një betoniere e cila duket se ka hyrë me shpejtësi në rreth rrotullim është përplasur me një autoveturë dhe më pas ka rënë poshtë në aksin e poshtëm të autostradës në korsinë që çon drejt Elbasanit. Shoferi, Mohamed Lotf rreth 30 vjeç dhe një tjetër pasagjer Mohamed Ali 44 vjeç në betoniere humbën jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës mbeti i plagosur.
Betonierja po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksidentin me pasoja tragjike, pak pasi kishte hyrë në rrethrrotullim
Rrethanat mbeten ende të paqarta. Betonierja e cila drejtohej nga një shofer, i cili mendohet të jetë me origjinë nga Egjipti, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi në momentin që ka qenë duke u futur në rreth rrotullim, dhe të mos ketë respektuar rregullat që i japin përparësi kalimi mjeteve që janë tashmë në rrethrrotullim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
