LAJME / E Diel 29 Tetor 2023, 18:06

Aksident tragjik në Fier/ E reja përplas për vdekje këmbësorin

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Plug-Saver.

A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.