LAJME / E Hënë 6 Nëntor 2023, 10:10

Aksident tragjik, makina përplas gruan shtatzënë, vdes bashkë me foshnjën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hückelhoven, Gjermani.

Një grua shtatzënë u përplas për vdekje nga një 19-vjeçar, i cili dyshohet se e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Gruaja, po kalonte rrugën në vijat e bardha rreth orës 18:55 të ditës së djeshme kur makina e përplasi.

Foshnja e palindur humbi jetën në vendin e aksidentit, ndërsa nëna u shpall e vdekur disa orë më vonë në spital./albeu.com