
Policia ka identifikuar dy viktimat që humbën jetën tek aksidenti i rëndë afër TEG-ut.
Viktimat janë Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, përkatësisht drejtuesi i betonieres dhe pasagjeri i betonieres.
I plagosur ndërkohë ka mbetur Roland Nuri
Betoneria që u përfshi në aksident i përket “Alba Beton”, në pronësi të Dukakëve.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
