LAJME / E Premte 9 Maj 2025, 15:03

Aksident në vend, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Unazën Lindore të Shkodrës, ku një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte dhe është përplasur me një tjetër motomjet. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i riu.

I riu ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.