
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Ura e Çerkezës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve, shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit tjetër, shtetasja A. P., është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.
JOQ Albania ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga dëshmitarë okularë, që tregojnë momentet pas aksidentit të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
