LAJME / E Diel 29 Tetor 2023, 15:03

Aksident në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Njëra prej tyre është përmbysur në rrugë.

Sipas raportimeve, mësohet se si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihet ende për detaje të mëtejshme.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.