LAJME / E Martë 17 Dhjetor 2024, 16:04

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 63-vjeçari

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Sipas policisë 63-vjeçari Namik Halili nga Durrësi ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga 54-vjeçari Genci Ismaili.

Si pasojë e përplasjes ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit efektivët shoqëruan drejtuesin e automjetit në komisariat.