LAJME / E Hënë 20 Nëntor 2023, 15:03

Aksident i trefishtë në Lushnje, një grua përfundon në spital

3 makina u përfshinë në një aksident rrugor të ndodhur këtë të hënë në autostradën Çermë-Lushnje.

Gazetarja Anila Sefa raporton se në aksident u përfshi një furgon,

një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një makinë Audi.

Si pasojë e përplasjes, mbeti e plagosur një grua që ndodhej te Audi.

Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al