Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa dyshohet për persona të plagosur rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.