
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së City Park.
Sipas informacioneve paraprake, një person është parë i shtrirë në asfalt pa shenja jete.
Deri në këto momente nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as dinamika e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa pritet një njoftim zyrtar që do të sqarojë rrethanat e aksidentit dhe identitetin e viktimës. Joq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
