LAJME / E Enjte 10 Gusht 2023, 23:11

Aksident i rëndë në Divjakë, makina bie në kanal, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Divjakë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person, i identifikuar me inicialet D.SH 30 vjeç.

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.