
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
Aksidenti ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të autostradës./abcnews.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
