LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 20:08

Aksident i rëndë me autobus, 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë (Video)

Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke.

Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE