Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si “Kthesa e Portezës”.
Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec–Fier, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit " do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE