LAJME / E Premte 3 Nëntor 2023, 12:12

Aksident i frikshëm në Korçë/ Dy makina përplasen 'kokë më kokë', shkak parakalimi i gabuar

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të të premte në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Vashtemi.


Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka daljë jashtë rruge, duke përfunduar në arë.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime serioze, ndërsa shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.