LAJME / E Premte 21 Mars 2025, 17:05

Akrepat do të lëvizin një orë përpara, ja kur rikthehet ora verore

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.


Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë.

Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.