LAJME / E Martë 10 Qershor 2025, 12:12

“Ajo e fshiu këngën”— Fifi i reagon deklaratës së Eglit (Foto)

Egli Tako bëri një sqarim për fansat në Instagram, pasi këngët me Fifin dhe DJ Gimi u fshinë nga YouTube.

U raportua se pati një krisje mes tyre dhe se shkak për këtë u bë ana financiare.

Në reagimin e saj, Egli theksoi se ka qenë e ftuar në këto projekte dhe se nuk ka të drejta më shumë, duke shtuar se pas heqjes së këngës nga YouTube fshihet Fifi dhe arsyen e vërtetë e di vetrm ajo.

“Une jam e ftuar ne kenge njesoj si Dj Gimi-O. Eshte nje bashkepunim ku te drejtat e projektit i takojne autorit i cili e posedon ne kanal, ne rastin konkret Fifi.

Kenga eshte hequr per 2 dite nga platforma Youtube, ne vendim te autores per shkaqe te sajat”

Megjithatë, në fund bëri të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere.

Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi.

Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i la stafetën Fifit, duke justifikuar veten.

Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE