
Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, i ftuar në Euronews Albania ka folur në lidhje me protestën e djeshme, ku qytetarët gjatë marshimit shkuan drejtë Aeroportit Nënë Tereza në Rinas.
Ai tha se shoqëria shqiptare ka kaluar nga protesta për nevoja bazike (mbijetesë) drejt protestave për dinjitet, çka tregon një nivel më të lartë ndërgjegjësimi shoqëror dhe një mirëqenie më të madhe. Bido paralajmëron se mbi protestat shpesh vendosen ide apo orientime që nuk lidhen me kërkesat e vërteta të qytetarëve, por që i çojnë drejt interesave të huaja ose kundër interesit kombëtar. Ai i quan këto “antikombëtare” dhe thotë se duhen zhdukur.
“Shoqëri e cila ka kaluar nga protestat e mbijetesës dhe po shkon drejt protestave të dinjitetit, çka tregon një nivel më të lartë ndërgjegjësimi shoqëror që në vetvete nënkupton edhe një nivel mirëqenieje të përgjithshme më të mirë.
Unë i qëndroj shumë fort dhe sidomos pas ditës së djeshme edhe më fort asaj që kam thënë dhe njëherë, që kam thënë në mënyrë të vijueshme, që tezat antikombëtare të cilat i vendosen sipër protestës dhe që çorientojnë njerëzit drejt interesave të cilat janë dukshëm në dëm të interesit tonë kombëtar, janë ato të cilat duhen zhdukur nga kjo.”, tha Bido.
Në lidhje me marshimin e djeshëm ku grup të rinjsh bllokuan autostradën dhe shkuan drejt aeroportit. Sipas tij, të rinjtë nuk kishin qëllim armiqësor, por dikush i ka orientuar drejt një infrastrukture kritike (aeroporti), gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme. Bido thekson se aeroportet dhe spitalet janë objekte që bllokohen vetëm në raste grushti shteti ose lufte. Prandaj, ai e konsideron aktin e orientimit të protestuesve drejt Rinasit si një veprim antikombëtar.
Ai dallon mes të rinjve që protestuan pa qëllim të keq dhe personit apo personave që i orientuan drejt aeroportit. Për këta të fundit thotë se duhet të evidentohet dhe të burgoset.
“Dje ne pamë dhe e kam ndjekur me shumë vëmendje. Në fakt doja të reagoja në orën 1:00 të mëngjesit, por më sugjeruan miq të mirë që të mos reagoja aq fort sa kisha në plan.
Dje pamë që një grup 200-300 të rinjsh, të cilët unë jam i bindur që ata 200-300 të rinj janë njerëz të pastër, të cilët kanë çfarëdolloj arsye individuale që duhet ta shohim pak këtë më tej.
Pra ata që bllokuan autostradën dhe shkuan drejt, cilët shkuan, nuk po i qëndroj autostradës, që shkuan drejt Rinasit. Tani, ai i cili… mos më thoni që 300 veta thanë: “Çfarë do bëjmë ne sot? Do vemi në Rinas.” Se në Rinas, ai i cili i ka orientuar drejt diçkaje e cila është infrastrukturë kritike, padyshim ka bërë një akt antikombëtar. Aeroportet dhe çdo gjë që është e planifikuar si infrastrukturë kritike, për këdo që nuk e kupton, nuk është vetëm aeroporti, ishte edhe spitali.
Aeroportet shkohet dhe bllokohen në situata grusht shteti dhe lufte. Grusht shteti dhe lufte. Ata 300 që shkuan, asnjëherë prej tyre s’ka pasur këtë tendencë. Por ai maskarai, ai antikombëtari i cili tha “Shkojmë drejt aeroportit”, ai duhet të evidentohet dhe të burgoset sot.”, u shpreh ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
