
Blerim Burjani përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e një marrëveshjeje mes LDK-së dhe VV-së.
Ai vlerëson se përplasjet mes dy subjekteve politike janë thelluar dhe se çështja e zgjedhjes së Presidentit mund të jetë pika vendimtare që përcakton nëse do të ketë bashkëpunim apo rikthim në zgjedhje, përcjell “Bota sot”.
LDK ia ka zënë derën VV-së. Lumiri: ose presidentin, ose zgjedhjet – mund të zgjedhë Kurti. Kështu i ka ardhur puna VV-së.
LDK dhe VV, sa afër aq larg një koalicioni të përbashkët. A do të mundet LDK-ja t’i garantojë votat e të gjithë deputetëve të saj në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, apo do të ketë pasiguri dhe dyshime?
A do të fillojë ky koalicion me mosbesim, kur Lumiri dëshiron të ruajë pozicionin e tij si lider i LDK-së? Nëse LDK-ja nuk e merr postin e Presidentit, çfarë koalicioni është ky? Një koalicion për ta shpëtuar VV-në që të mbetet në pushtet?
Lumiri e mori Vjosën me vete për ta vënë në presion Kurtin, por ky i fundit nuk e ka të lehtë. Ose njëri prej tyre bëhet President, ose vendi shkon në zgjedhje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
