LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 12:12

6 nga shkencëtarët bërthamorë të Iranit u vr*në në sulmin e Izraelit

Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025). Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se Izraeli pasi nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.

Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmet ajrore të Izraelit, tha të premten agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.

Midis shkencëtarëve të vrarë ishin Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant i cili shërbeu gjithashtu si president i Universitetit Islamik Azad, tha agjencia e lajmeve.

Më herët të premten, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE