LAJME / E Hënë 19 Maj 2025, 18:06

58 vjeçari i jep fund jetës në burg (EMRI-foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, ku një i paraburgosur është gjetur i vetëvarur.

Viktima është identifikuar si Qani Hamit Muça, 58 vjeç, i arrestuar për “vrasje të funksionarëve publikë në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:34 të mëngjesit në sektorin 2, kati i dytë, në një dhomë ku Muça qëndronte me pesë të paraburgosur të tjerë. Trupi i tij u gjet nga një prej të paraburgosurve, pasi Muça kishte qëndruar më gjatë se zakonisht në tualet. Ai u gjet i vetëvarur në grilën e dritares.

Menjëherë u njoftuan autoritetet përkatëse dhe grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Burgjeve shprehu ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe theksoi se po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e tragjedisë" do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE