LAJME / E Diel 17 Dhjetor 2023, 14:02

500 Euro për person, arrestohet 22-vjeçari që transportonte emigrantë në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Një 22-vjeçari nga Dukagjini është arrestuar nga policia në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në pranga gjatë aksionit “Stacioni” ra 22-vjeçari me iniciale A.D. Sipas policisë, ai po transportonte nga Shkodra me makinë 4 emigrantë kundrejt pagesës 500 Euro për person, që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Të riut iu kërkua nga policia të ndalonte, por 22-vjeçari nuk ju bind. Forcat e policisë mundën ta arrestonin në hyrje të Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.