LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 23:11

15-vjeçari humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Osum, miqtë e Fatjonit reagojnë të prekur: La gjurmë që nuk do të fshihen kurrë nga jetët tona

Është publikuar fotografia e Fatjon Sadushit, 15-vjeçarit që humbi jetën këtë të diel pasi u mbyt në ujërat e lumit Osum, në Berat.Mësohet se adoleshenti ishte duke punuar në arë së bashku me të atin. Më pas, ai kishte hyrë në lumë për t’u larë, por është marrë nga rrjedha e ujit, e cila e ka tërhequr disa metra më poshtë.


I ati ka hyrë menjëherë në lumë në përpjekje për ta shpëtuar, por ka mundur ta nxjerrë në breg pa shenja jete.

Ndërkohë, për ngjarjen kanë reaguar edhe miqtë e 15-vjeçarit, të cilët janë shprehur të tronditur për humbjen e tij në një moshë kaq të re. Një prej mikeshave të Fatjonit, në një mesazh për JOQ Albania, shkruan se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj dhe se do t’i mungojë shumë.

“Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë që nuk fshihen kurrë. Fatjoni ishte një prej tyre. Largimi yt na la një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Është e padrejtë të flasim për ty në kohën e shkuar. Ende duket e pabesueshme që nuk je më mes nesh. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona.

Do të na mungosh në çdo bisedë, në çdo të qeshur dhe në çdo moment që dikur e ndanim bashkë. Nuk do të harrohesh kurrë, sepse njerëzit si ti jetojnë përherë në kujtimet e atyre që i deshën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve. U prehsh në paqe, Fatjon. Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin. Ishe një shok fantastik”, shkruan shoqja e tij për JOQ Albania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE