
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka ndryshuar dhe jo për mirë.
Ka shembur euron. Të gjitha teoritë për turizmin, remitancat, ndërtimin dhe paratë e zeza rezultuan të gabuara. Fajtori i vërtetë është protesta.
Ka fryrë çmimet e banesave dhe qirave. Deri dje, çiftet e reja blinin apartamente te Komuna e Parisit thjesht duke kursyer kusuret e kafesë së mëngjesit.
Ka paralizuar kryeqytetin. Para protestës, nga Tirana në Durrës e në Rinas shkohej sa hap e mbyll sytë.
Ka rritur korrupsionin, arrogancën dhe abuzimin me detyrë. Ndryshe nga më parë, kur zyrtarët tanë funksiononin me saktësinë e orës zvicerane dhe shfaqnin bujarinë e dhembshurinë e Nënë Terezës.
5. Ulja e pagave dhe pensioneve
Ka ulur pagat dhe pensionet. Deri para protestës, pensionistët nuk dinin ku t’i shpenzonin pensionet, ndërsa punonjësit refuzonin rritjet e pagave sepse nuk dinin ç’të bënin me gjithë ato para.
Ka zbrazur Shqipërinë. Para protestës, aeroportet ishin plot me njerëz që kërkonin biletë vetëm për t’u kthyer në atdhe.
Ka trembur kapitalin e huaj. Para protestës, miliarderët e botës pritnin me durim në radhë në Rinas, për të investuar edhe në projekte pa projekt.
Ka gërryer besimin te politika. Më parë qytetarët besonin aq verbërisht te politikanët, sa priftërinjtë dhe hoxhallarët ishin xhelozë.
Ka mbjellë pakënaqësi artificiale. Sepse para protestës të gjithë ishin mirë, pa borxhe, pa ankth, pa asnjë arsye për t’u ankuar.
Ka rritur temperaturat në vend. Para dy javësh Tirana kishte një fresk pranveror që të kënaqte shpirtin. Sapo dolën njerëzit në shesh, nisi zhegu. Nëse protesta vazhdon, rrezikon të fajësohet për tërmetet, thatësirën, rënien e natalitetit dhe moskualifikimin e Italisë në Botëror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
